Sheshi i imamit në Esfahan, pasuri kulturore e botës
Sheshi I imamit ( Hrata e Botës) në qytetin Esfahan, pas një plan studimi është cilësuar si pasuri kulturore në botë i cili ka potenciale të larta investimi.
Kamil Tibi, drejtori i zyrës së bashkëpunimeve shkencore ndërkombëtare në universitetin e Esfahanit deklaroi se sheshi Imam në qytetin Esfahan duke pasur parasysh karakteristikat e tij të veçanta trashëgimtare, urbanistike, historike dhe ekonomike, është përfshirë në një plan studimi nga BE dhe është cilësuar pasuri kulturore botërore e cila u është prezantuar organeve ndëkjrombëtare. Tibi duke vënë në dukje se ky plan hulumtues është quajtur Perspektiva 2020 e BE dhe është thënë se sheshi Imam ka assete të trashëgimisë kulturore nga ana e BE. Sheshi Harta e Botës është një prej veprave më të bukura historike e mbetur që nga dinastia Safavite. Ndërtesat historike që ndodhen në katër anët e këtij sheshi janë porta hyrëse për në tregun e qytetit Esfahan përveç kësaj në këtë shesh ndodhet ndërtesa e cila shërben edhe si tregu qendror i produkteve artizanale. Sheshi shumë vjet më parë është regjistruar si trashëgimia e 102-të kombëtare ndërkohë që në vitin 1935 ishte vepra e parë iraniane e regjistruar në UNESCO. Sheshi Imam në qytetin Esfahan për çdo vit pret me miliona vizitorë iranianë dhe të huaj.