Amerika në prag të humbjes së hegjemonisë së saj në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97422-amerika_në_prag_të_humbjes_së_hegjemonisë_së_saj_në_botë
Një prej kanaleve ruse ka analizuar arritjen e anijeve iraniane në Venezuelë të cilën e ka quajtur një pjesë të rishikimit të strukturës gjeopolitike në botë dhe ka thënë se Amerika po humben hegjemoninë e saj në botë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 29, 2020 09:49 Europe/Tirane
  • Amerika në prag të humbjes së hegjemonisë së saj në botë

Një prej kanaleve ruse ka analizuar arritjen e anijeve iraniane në Venezuelë të cilën e ka quajtur një pjesë të rishikimit të strukturës gjeopolitike në botë dhe ka thënë se Amerika po humben hegjemoninë e saj në botë.

Agjencia Sputnik e lajmeve ka analizuar ndikimin e arritjes së anijeve iraniane në brigjet e Venezuelës dhe shkruan se kjo ka ndodhur për arsye të ndryshme një prej të cilave është rishikimi I strukturës gjeopolitike. Në fillim të këtij raporti, thuhet se shumica e popullit të Venezuelës kanë shikuar direkt në televizion ardhjen e dy tankerëve iranianë dhe shoqërimin e tyre nga ushtria dhe shkruan: "Tre tankerë të tjerë do të arrijnë në Venezuelë në ditët e ardhshme, e cila është me një rëndësi të madhe gjeopolitike në marrëveshjen e energjisë midis dy vendeve, vende që janë nën sanksionet e SH.B.A." Sputnik shkruan se çështja e dërgimit të këtyre cisternave që nga koha kur ata nisën lundrimin nga brigjet e Iranit do të thotë thyerje e sanksioneve amerikane kundër Venezuelës dhe shton: "Megjithëse qeveria amerikane ka thënë se po shqyrton një përgjigje të mundshme, Pentagoni ka thënë se nuk ka në plan t'i bllokojë anijet”. Kjo agjenci e lajmeve thotë: "Aleanca midis Venezuelës dhe Iranit është pjesë e ristrukturimit gjeopolitik të botës, sepse Shtetet e Bashkuara po humbasin hegjemoninë e saj dhe bota po bëhet shumëpolare.  Ky shumëpolaritet po promovohet edhe më tej nga Kina, Rusia dhe vendet me të cilat Venezuela punon ngushtë." Duke iu referuar paaftësisë së rajonit të Amerikës Latine për t'iu përgjigjur ose mposhtur rrethimit amerikan të Venezuelës, Sputnik shtoi: "Në të njëjtën kohë, Venezuela ka forcuar lidhjet e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin dhe disa prej atyre vendeve që janë nën sulmin ekonomik të SH.B.A." Dy javë më parë, pesë cisterna nafte, Fortune, Forrest, Foxon, Petonia dhe Klaul, kaluan ngushticën e Gjibraltarit për në Amerikën Latine dhe u nisën për në Venezuelë. Dy ditë më parë, cisterna Fortune dhe disa orë më vonë cisterna Forest hynë në ujërat e Venezuelës. Marina e Venezuelës shoqëroi të 2 dy tankerët në portin e El Palito. Ministri Venezuelës i Naftës Tarek El-Assimi ka marrë zyrtarisht dërgesën e benzinës iraniane nga anija Fortune. Aksioni i Iranit ndërsa të dy vendet janë nën sanksionet e SH.B.A.-së, është shoqëruar me shumë reflektim dhe zemërim nga zyrtarët e Uashingtonit. Përveç problemeve ekonomike, Karakasi tani po përballet edhe me mungesë të rëndë të benzinës, duke bërë që jeta normale dhe e përditshme e njerëzve të ndërpritet dhe mungesa e benzinës ka ndikuar edhe në shpërndarjen e ushqimit dhe mbërritjen e mjekëve në spitale.