Gjendja e jashtëzakonshme në Minesota
Në Minesota pas vrasjes së zezakut nga ana e policisë amerikane, janë organizuar protesta masive dhe kjo ka detyruar shtetit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Një grup demonstruesish dogjën flamurin amerikan në Los Angeles të SHBA-së gjatë protestës për vdekjen e afroamerikanit George Floyd, i cili u filmua teksa një polic i bardhë e mbante të mbërthyer përtokë duke i vendosur gjurin mbi qafë, për ç'arsye ai humbi jetën. Në një video në mediat sociale, një demonstrues shihet duke e mbajtur flamurin, ndërsa një person tjetër i vë zjarrin gjatë një proteste. George Floyd, 46 vjeç, u arrestua të hënën në Minneapolis, Minesota, pasi, siç thuhet, u denoncua për përdorim të një banknote të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal. Në videon e përhapur në rrjetet sociale ai shfaqet i prangosur dhe bashkëpunues. Megjithatë, policia pohoi se ai i ka rezistuar arrestimit. Njëri prej policëve u gjunjëzua mbi qafën e tij, përkundër përgjërimeve të përsëritura të Floyd: "Nuk mund të marr frymë". Më pas, Floyd shihet duke humbur vetëdijen, por oficeri i policisë vazhdon të mbajë gjurin e tij mbi qafën e viktimës. Ai humbi jetën menjëherë pasi u dërgua në spital. Katër policë janë pushuar nga puna për vrasjen, e cila ka shkaktuar protesta masive dhe revoltë kundër brutalitetit të policisë. Të mërkurën, protestat vazhduan për të dytën ditë në Minneapolis, ku një turmë e madhe u mblodhën para një selie të policisë, ndërsa demonstruesit hodhën shishe dhe shkëmbinj në drejtim të policisë. Gjatë protestave po ashtu janë dëmtuar disa objekte.