Shpallet shpërndarja e benzinës me tollon në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97474-shpallet_shpërndarja_e_benzinës_me_tollon_në_venezuelë
Pas dërgimit të benzinës nga Irani në Venezuelë me gjithë kërcënimet e Amerikës, në këtë vend ka nisur shpërndarja e benzinës me tollon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2020 05:28 Europe/Tirane
  • Shpallet shpërndarja e benzinës me tollon në Venezuelë

Pas dërgimit të benzinës nga Irani në Venezuelë me gjithë kërcënimet e Amerikës, në këtë vend ka nisur shpërndarja e benzinës me tollon.

Nikolas Maduro president i Venezuelës në një konferencë për shtyp deklaroi se sipas planit për shpërndarjen e benzinës me tollon, automjetet prej ditës së hënë mund të shfrytëzojnë tollonin e blerjes së benzinës me çmimin ndërkombëtar. Çmimi i benzinës në Venezuelë prej mëse 2 dekadash nuk ka ndryshuar. Maduro me anë të këtij veprimi synon të normalizojë shpërndarjen e karburantit në vend dhe falënderoi popullin për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin maksimal. Irani me gjithë kërcënimet e Amerikës ka dërguar në Venezuelë 5 tankerë me karburant, të cilat javën e kaluar janë ankoruar në portet e Venezuelës njëri pas tjetrit. Amerika duke kërcënuar me vendosjen e sanksione, presioneve dhe bllokadës ekonomike ndaj Venezuelës është munduar të rrëzojë qeverinë e këtij vendi por nuk ia ka arritur qëllimit.