Protestat anti-amerikane përhapen në Evropë
(last modified Sun, 31 May 2020 07:58:41 GMT )
May 31, 2020 09:58 Europe/Tirane
  • Protestat anti-amerikane përhapen në Evropë

Protestat anti-amerikane në reagim ndaj vrasjes së tmerrshme të një zezaku nga policia në Amerikë, tashmë kanë kaluar kufijtë e Amerikës dhe janë shtrirë në Evropë.

Me qindra persona janë mbledhur dje përballë ambasadës amerikane në Berlin për të protestuar ndaj vrasjes së zezakut amerikan nga policia. Protestat kundër vrasjes së zezakut nga policia në fillim nisën në Mineapolis dhe më pas shumë shpejt janë përhapur në të gjithë Amerikë dhe tashmë në Evropë. Vetëm disa ditë larg nga vrasja e tmerrshme e 46-vjecarit nga policia amerikane, tashmë protestat kanë përfshirë pothuajse të gjitha qytete në Amerikë për të dënuar sjelljen raciste të policisë. Donald Trump presidenti i Amerikës duke reaguar ndaj kësaj vrasjeje raciste të policisë amerikane ka mbështetur hapjen e zjarrit kundër protestuesve.

Tags