Anija e pestë iraniane futet në ujërat e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97476-anija_e_pestë_iraniane_futet_në_ujërat_e_venezuelës
Anija iraniane cisternë Klaval që është edhe anija e pestë me karburant që Irani dërgon për Venezuelën është futur në ujërat territoriale të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 31, 2020 09:58 Europe/Tirane
  • Anija e pestë iraniane futet në ujërat e Venezuelës

Anija iraniane cisternë Klaval që është edhe anija e pestë me karburant që Irani dërgon për Venezuelën është futur në ujërat territoriale të këtij vendi.

Më herët në Venezuelë kanë arritur anijet Fortune, Forest, Faxon dhe Pentonia. Benzina e arritur në Venezuelë sipas raporteve ka nisur të shpërndahet menjëherë nëpër qytete për të ulur krizën e karburantit në Venezuelë. Pas ankorimit të anijes së parë iraniane në portin El-Palito, Nikolas Maduro president i Venezuelës pasi shprehu falënderime për mbështetjen e Iranit tha Karkasi dhe Teherani duan paqe. Ne kemi të drejtë të tregtojmë lirshëm. Ai Iranin dhe Venezuelën i quajti dy vende me popujt revolucionarë të cilët kurrë nuk gjunjëzohen përballë Amerikës. Veprimi i suksesshëm i anijeve iraniane në drejtim të Venezuelës u krye në kohën kur Amerika ka kërcënuar për reagim neutralizues. Amerika në veprimin më të fundit të saj ka kërcënuar kompanitë e huaja se në rast të ndonjë shërbimi ndaj anijeve iraniane që transportojnë naftë për Venezuelën, atëherë ata do të përballen me sanksione. Elit Abramoz përfaqësuesi I Uashingtonit për Venezuelën ditën e premte ka thënë; Presionet ndaj Iranit dhe Venezuelës do të shtohen me qëllim që në të ardhmen të mos ndodhin të tilla shkëmbime dhe ndihma të rrezikshme.