Protesta në ShBA: 4100 të arrestuar 5 të vrarë
(last modified Mon, 01 Jun 2020 08:01:08 GMT )
Qershor 01, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Protesta në ShBA: 4100 të arrestuar 5 të vrarë

Nga protestat e shpërthyera në SHBA, deri tani 4100 persona janë arrestuar ndërsa kanë humbur jetën 5 shtetas amerikanë.

Për të katërtën natë me radhë në qytetet e mbarë Shteteve të Bashkuara pati protesta dhe përleshje me policinë. Përkeqësimi i gjendjes mobilizoi trupa të posaçme të cilat njoftohet se përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat manovër për të shpërndarë protestuesit. Për të dytën ditë me radhë, një turmë e madhe u mblodh edhe në Uashington përpara Shtëpisë së Bardhë.  Protestuesit në mbarë Shtetet e Bashkuara sfiduan paralajmërimet e presidentit Donald Trump dhe u përleshën me policinë gjatë protestave kundër racizmit që u nxitën nga vdekja e afroamerikanit George Floyd. Me qëllim për të shuar protestat autoritetet kanë urdhëruar ndalim qarkullimin.  Përkeqësimi i gjendjes mobilizoi policinë e cila njoftohet se po përdor gaz lotsjellës dhe plumb manovër për të shpërndarë protestuesit në disa qytete.  Presidenti Donald Trump fajësoi "zjarrvënësit dhe anarkistët" për dhunën.  46-vjeçari Floyd, një qytetar afroamerikan, u vra nga një polic i bardhë në qytetin e Minneapolis-it të hënën. Tani ndaj ish-policit Derek Chauvin, është ngritur akuza e vrasjes dhe ai pritet të dalë para gjykatës të hënën.  Protesta të mëdha janë zhvilluar në rreth 30 qytete amerikane. Në Çikago protestuesit e qëlluan policinë me gurë. Disa vetë janë arrestuar deri më tani.  Në Los Angeles policia përdori plumbat manovër për të shpërndarë turmat. Pamjet që vijnë nga protesta tregojnë demonstrues mbi makinat e policisë.  Për të dytën ditë me radhë, një turmë e madhe u mblodh edhe në Uashington përpara Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa në Atlanta dhe Georgia, për shkak të vandalizmit të disa ndërtesave të premten, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme me qëllim për të mbrojtur njerëzit dhe pronat e tyre.  Mijëra vetë të tjerë marshuan në rrugët e Minneapolis, Nju Jorkut, Miamit, dhe Philadelphias.

Tags