Edhe Zelanda e Re në protesta kundër vrasjes së Floyd
(last modified Mon, 01 Jun 2020 11:31:20 GMT )
Qershor 01, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Edhe Zelanda e Re në protesta kundër vrasjes së Floyd

Me mijëra qytetarë të Zelandës së Re kanë protestuar kundër vrasjes çnjerëzore të zezakut George Floyd nga një polic i bardh në Amerikë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se protestuesit në Zelandën e Re në solidaritet me George Floyd, gjatë protestave të tyre kanë hedhur sloganin "Jeta e zezakëve është e rëndësishme".

Këto protesta janë vetëm një pjesë e vogël e tubimeve protestuese që po zhvillohet aktualisht kundër racizmit amerikan në mbarë botën. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të mëdha të botës si në Londër, Berlin, në qytete të Australisë dhe Holandë.

Protestuesit në qytetin Okland të Zelandës së Re në këtë protestë kanë shtrënguar grushtet e tyre në shenjë uniteti dhe kanë mbajtur pankarta në dorë mbi të cilat shkruhej "Drejtësi për George Floyd" dhe "A jemi ne në radhë".

Këto protesta janë organizuar përpara konsullatës së Amerikës në qytetin Okland dhe kanë mbajtur në dorë këto pankarta.

 

Tags