Vazhdon arrestimi i protestuesve në Amerikë
(last modified Tue, 02 Jun 2020 06:58:24 GMT )
Qershor 02, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i protestuesve në Amerikë

Mediat amerikane kanë njoftuar se në Amerikë vazhdon arrestimi i protestuesve nga forcat e policisë dhe të sigurimit.

Me mijëra protestues janë arrestuar në Mineapolis të shtetit Minesota në protestat e organizuara kundër vrasjes së zezakut amerikan Geroge Floyd. Nga protestat e shpërthyera në SHBA, deri tani 4500 persona janë arrestuar ndërsa kanë humbur jetën 5 shtetas amerikanë. Për të katërtën natë me radhë në qytetet e mbarë Shteteve të Bashkuara pati protesta dhe përleshje me policinë. Përkeqësimi i gjendjes mobilizoi trupa të posaçme të cilat njoftohet se përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat manovër për të shpërndarë protestuesit. Për të dytën ditë me radhë, një turmë e madhe u mblodh edhe në Uashington përpara Shtëpisë së Bardhë.  Protestuesit në mbarë Shtetet e Bashkuara sfiduan paralajmërimet e presidentit Donald Trump dhe u përleshën me policinë gjatë protestave kundër racizmit që u nxitën nga vdekja e afroamerikanit George Floyd. Me qëllim për të shuar protestat autoritetet kanë urdhëruar ndalim qarkullimin.  Përkeqësimi i gjendjes mobilizoi policinë e cila njoftohet se po përdor gaz lotsjellës dhe plumb manovër për të shpërndarë protestuesit në disa qytete.  Presidenti Donald Trump fajësoi "zjarrvënësit dhe anarkistët" për dhunën.  46-vjeçari Floyd, një qytetar afroamerikan, u vra nga një polic i bardhë në qytetin e Minneapolis-it të hënën. Tani ndaj ish-policit Derek Chauvin, është ngritur akuza e vrasjes dhe ai pritet të dalë para gjykatës të hënën.  Protesta të mëdha janë zhvilluar në rreth 30 qytete amerikane. Në Çikago protestuesit e qëlluan policinë me gurë. Disa vetë janë arrestuar deri më tani.  Në Los Angeles policia përdori plumbat manovër për të shpërndarë turmat.

Tags