Instagram: Qëndrojmë përkrah zezakëve
(last modified Tue, 02 Jun 2020 15:27:07 GMT )
Qershor 02, 2020 17:27 Europe/Tirane
  • Instagram: Qëndrojmë përkrah zezakëve

Rrjeti social Instagram ka publikuar një mesazh në mbështetje ndaj zezakëve dhe ka njoftuar se Facebook për të luftuar kundër pabarazisë raciste, do të shpenzojë 10 milionë dollarë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se rrjeti social Instagram në faqen e tij zyrtare ka publikuar një mesazh në të cilin ka kërkuar nga përdoruesit e këtij rrjeti që të shpërndajnë dhe ripublikojnë materialet përkatëse me gjendjen e zezakëve.

Në mesazhin e fundit të rrjetit Instagram thuhet: “Po u dëgjojmë juve dhe po u shikojmë dhe jemi me ju. Ne qëndrojmë kundër racizmit. Qëndrojmë përkrah komuniteteve tona me ngjyrë dhe të gjithë njerëzit do të bëjnë përpjekje në rrugën e drejtësisë dhe krenarisë të George Foyd, Bruna Tylor, Ahmed Arbari dhe shumë të tjerëve që nuk do t’u harrohet emri kurrë”.

Rrjeti social Instagram i cili është i Facebook, ka deklaruar: “Shumë herë kemi vërejtur që Instagrami ka këtë forcë për të krijuar një ndryshim domethënëse. Sa më shumë që të shpërndajmë materialet në lidhje me gjendjen dhe zhvillimet e zezakëve, do të shtojmë më shumë numrin e zërave dhe kjo ka efekt. Facebook ka ndarë 10 milionë dollarë për veprime që duhet t’i japin fund padrejtësisë raciste”.

Tags