Shumica e amerikanëve përkrahin protestat
(last modified Wed, 03 Jun 2020 19:31:52 GMT )
Qershor 03, 2020 21:31 Europe/Tirane
  • Shumica e amerikanëve përkrahin protestat

Shumica e amerikanëve simpatizojnë protestat mbarëkombëtare për vdekjen e një zezaku të paarmatosur nga dhuna e policisë dhe nuk e aprovojnë përgjigjen e Presidentit Donald Trump për trazirat, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos të publikuar të mërkurën.

Sondazhi i kryer të hënën dhe të martën zbuloi se 64% e të rriturve amerikanë ishin "simpatizantë ndaj njerëzve që po protestojnë tani", ndërsa 27% thanë që nuk ishin dhe 9% u shprehën se nuk ishin të sigurt. Sondazhi nënvizoi rreziqet politike për Trump, i cili ka adoptuar një qasje të ashpër ndaj protestave dhe ka kërcënuar të përdorë ushtrinë amerikane për të shuar trazirat e dhunshme. Presidenti republikan do përballet me demokratin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit. Më shumë se 55% e amerikanëve thanë se nuk e aprovojnë mënyrën e trajtimit të protestave nga Trump, përfshirë 40% të cilët "fuqimisht" e kundërshtojnë dhunën ndaj protestuesve, ndërsa vetëm një e treta thanë se e miratojnë qasjen e Trump. Një sondazh i veçantë i Reuters / Ipsos zbuloi se avantazhi i Biden ndaj Trump midis votuesve të regjistruar u zgjerua në 10 pikë përqindje – niveli më i lartë që kur ish nënkryetari Biden u bë kandidati i supozuar i partisë së tij në fillim të prillit. Dy herë më shumë votues të pavarur thanë se nuk e pranuan përgjigjen e Trump ndaj trazirave. Edhe midis republikanëve, vetëm 67% thanë se e miratuan mënyrën se si ai ishte përgjigjur, një nivel dukshëm më i ulët se 82% që përkrahte performanca e tij të përgjithshme. Duket se Trump ka humbur edhe besimin e policisë amerikane. Shefi i policisë së Huoston, Art Acevado, bëri një deklaratë befasuese të martën ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, për protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin, pas vdekjes së George Floyd. “Më lejoni t’ia them vetëm këtë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të shefave të policisë: Ju lutem, nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, mbylle gojën”, tha Avecado gjatë një transmetimi në CNN. Ai iu përgjigj deklaratave të Trumpit, i cili tha para disa ditësh, t’i dominojnë protestuesit, dhe i quajti qeveritarët të dobët ndaj situatës. “Kjo çështje nuk ka të bëj me dominimin. E rëndësishme është t’i fitojmë zemrën dhe mendjen njerëzve”, u shpreh ndër të tjerash shefi i policisë.

 

 

Tags