Rusia kërkon fundin e luftës në Libi
(last modified Thu, 04 Jun 2020 05:39:34 GMT )
Qershor 04, 2020 07:39 Europe/Tirane
  • Rusia kërkon fundin e luftës në Libi

Ministri i jashtëm i Rusisë në një takim me qeverinë e pajtimit kombëtar në Libi ka kërkuar nga palët që t’i japin fund dhunës dhe luftës në këtë vend.

Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë ditën e mërkurë u takua me një delegacion të qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi. Në këtë takim ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në këtë vend. Lavorv në këtë takim gjithashtu e quajti të domosdoshëm dhe të rëndësishëm nisjen e bisedimeve mbarë kombëtare me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike dhe sociale. Ministria e jashtme e Rusisë thekson se palët në Libi duhet të përfundojnë konfliktin sa më shpejt që të jetë e mundur. Në takimin mes ministrit të jashtëm të Rusisë dhe delegacionit libian është diskutuar mbi situatën e fundit në Libi dhe zhvillimet në këtë vend. Forcat e njohura të ushtrisë kombëtare të Libisë të varur nga gjeneral Khalifa Hafar prej prillit 2019 kanë nisur sulmet ndaj kryeqytetit Tripoli. Mirëpo rezistenca e qeverisë së pajtimit kombëtar ka bërë që trupat e gjeneral Khalifa Haftar të tërhiqen. Egjipti, EBA,  Arabia Saudite dhe Franca mbështesin forcat e gjeneral Haftar ndërsa Turqia, Katari, Italia dhe OKB mbështesin forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar me qendër në Tripoli.

Tags