Putin nuk do bisedojë as me Trump, as me Ben Salmanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97597-putin_nuk_do_bisedojë_as_me_trump_as_me_ben_salmanin
Presidenti rus Vladimir Putin nuk po planifikon biseda telefonike me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe autoritetet saudite në ditët në vijim, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili shtoi se ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, mban kontakte me homologët e tij në vendet e tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2020 17:11 Europe/Tirane
  • Putin nuk do bisedojë as me Trump, as me Ben Salmanin

Presidenti rus Vladimir Putin nuk po planifikon biseda telefonike me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe autoritetet saudite në ditët në vijim, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili shtoi se ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, mban kontakte me homologët e tij në vendet e tjera.

"Jo, Presidenti Putin nuk ka plane për biseda në ditët e ardhshme," tha të enjten Dmitry Peskov, i cituar nga agjensia e lajmeve TASS, kur u pyet nëse presidenti duhet të ketë kontakte me udhëheqësit amerikanë ose sauditë në prag të samitit të OPEC +. "Në përgjithësi, ne po shohim stabilizim në tregjet ndërkombëtare të burimeve të energjisë," tha zëdhënësi i Kremlinit. Peskov nuk pranoi të parashikojë rezultatin e takimit të ardhshëm të OPEC +, duke thënë se Ministria Ruse e Energjisë duhet të informohet për këtë çështje. Ky qëndrim indiferent i Putinit vjen pas një lufte të naftës mes Rusisë dhe Arabisë Saudite të nxitur nga SHBA, që shkaktoi një rënie drastike të çmimit të naftës në tregjet botërore.