Amerika e konsideron konstruktive lirimin e Mikell White
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97603-amerika_e_konsideron_konstruktive_lirimin_e_mikell_white
Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, pas lirimit të Mikell White nga burgjet e Iranit i cili ishte arrestuar për arsye sigurie dhe pas një padie private, deklaroi: ne kemi kthyer një tjetër amerikan në shtëpi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2020 03:44 Europe/Tirane
  • Amerika e konsideron konstruktive lirimin e Mikell  White

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, pas lirimit të Mikell White nga burgjet e Iranit i cili ishte arrestuar për arsye sigurie dhe pas një padie private, deklaroi: ne kemi kthyer një tjetër amerikan në shtëpi.

Ai pasi pretendoi se Mikell  White është pensionist i forcave detare të Amerikës dhe është arrestuar gabimisht në Iran për 2 vjet, por tani është liruar dhe shtoi: Ne kohën kur ne jemi të kënaqur nga veprimi konstruktiv i Iranit në këtë fushë, kanë mbetur akoma shumë për tu bërë. Amerika nuk do të qetësohet derisa në shtëpi të kthehen të gjithë shtetasit e saj të arrestuar në Iran dhe në vende të tjera të botës. Ai në deklaratën e tij pa përmendur faktin se shumë iranianë janë marrë peng në Amerikë nën akuzën e anashkalimit të sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës, ka kërkuar lirimin e shtetasve iraniano-amerikan në Iran.