Trump falënderon Iranin për lirimin e Mikell White
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97604-trump_falënderon_iranin_për_lirimin_e_mikell_white
Presidenti i Amerikës me anë të një mesazhi në Twitter ka falënderuar Iranin për bashkëpunimin dhe lirimin e Mikëll White.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2020 03:45 Europe/Tirane
  • Trump falënderon Iranin për lirimin e Mikell  White

Presidenti i Amerikës me anë të një mesazhi në Twitter ka falënderuar Iranin për bashkëpunimin dhe lirimin e Mikëll White.

Trump në mesazhin e tij në Tëitter ka shkruar: Për SHBA. Ne që nga koha e marrjes së postit kemi kthyer në shtëpi më shumë se 40 amerikanë të marrë peng dhe të arrestuar. Falënderon Iranin. Kjo tregon se një akord është i mundur! Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte pas lirimit të Mikell White nga burgjet e Iranit i cili ishte arrestuar për arsye sigurie dhe pas një padie private, ka thënë: Ne kemi kthyer një tjetër amerikan në shtëpi. Ai pasi pretendoi se Mikell  White është pensionist i forcave detare të Amerikës dhe është arrestuar gabimisht në Iran për 2 vjet, por tani është liruar dhe shtoi: Ne kohën kur ne jemi të kënaqur nga veprimi konstruktiv i Iranit në këtë fushë, kanë mbetur akoma shumë për tu bërë. Amerika nuk do të qetësohet derisa në shtëpi të kthehen të gjithë shtetasit e saj të arrestuar në Iran dhe në vende të tjera të botës. Ai në deklaratën e tij pa përmendur faktin se shumë iranianë janë marrë peng në Amerikë nën akuzën e anashkalimit të sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës, ka kërkuar lirimin e shtetasve iraniano-amerikan në Iran. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte në një mesazh në Twitter konfirmoi lirimin e Maxhid Taheri nga burgjet amerikane dhe tha se ky proces mund të ndiqet për të gjithë iranianët e burgosur. Ne jemi të kënaqur ngaqë dr/ Maxhid Taheri dhe z.  White do të kthehen në shtëpi. Fatmirësisht profesor Sirus Asgari gjithashtu ditën e mërkurë iu bashkua familjes së tij, shkroi në mesazhin e tij ministri Zarif.