Biden kandidati zyrtar i demokratëve për zgjedhjet
Ish zv/presidenti amerikan është zgjedhur zyrtarisht kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Sipas një njoftimi të Associated Press, Joe Biden ish zv/presidenti amerikan do të garojë kundër Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Me votën e 1993 delegatëve të konventës kombëtare të partisë demokratike në Amerikë, Joe Biden u zgjodh kandidati zyrtar për zgjedhjet presidenciale. Biden për tu zgjedhur si kandidati kryesor kishte nevojë për votën e 1991 delegatëve. Ndërkohë sipas sondazheve niveli i popullaritetit të Donald Trump është ulur. Në shtetet Arizona, Ohaio dhe Viskonsin niveli i popullaritetit të Trump është përkatësisht 46, 45 dhe 49%. Thuhet se Trump në këto shtete do të arrijë të fitojë 42, 43 dhe 40% të votave. Shtetet Ohaio dhe Viskonsin në vitin 2016 kanë mbështetur kandidaturën e Trump mirëpo sipas sondazheve më të fundit aktualisht kandidati i demokratëve është në epërsi.