ANEA: Irani vepron përtej kufizimeve të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97625-anea_irani_vepron_përtej_kufizimeve_të_marrëveshjes_bërthamore
ANEA në raportin më të fundit të saj pasi ka përmendur shtimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët në Iran, deklaroi se Teherani vazhdon pasurimi e uraniumit në gradën 4.5.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2020 05:23 Europe/Tirane
  • ANEA: Irani vepron përtej kufizimeve të marrëveshjes bërthamore

ANEA në raportin më të fundit të saj pasi ka përmendur shtimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët në Iran, deklaroi se Teherani vazhdon pasurimi e uraniumit në gradën 4.5.

Sipas një njoftimi të Associated Press, ANEA në një dokument sekret që u ka dhënë vendeve anëtare të tij ka deklaruar se nga 20 maji niveli i rezervave të uraniumit me nivel të ulët pasurimi në Iran ka arritur në 1.73 ton që në krahasim me datën 19 shkurt ka hasur rritje me 500.7 kg më shumë. Kjo është në kohën kur në bazë të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe fuqive botërore të vitit 2015 Irani i lejohej të kishte vetëm 202.8 kg rezerva të uraniumit të pasuruar. ANEA gjithashtu thekson se Irani vazhdon pasurimin e uraniumit në nivelin 4.5% në kohën kur sipas marrëveshjes bërthamore Iranit i lejohej pasurimi i uraniumit në nivelin 3.67% dhe kjo është mbi kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore. ANEA thotë se Irani duke shtuar procesin e rritjes së rezervave të tij të uraniumit, ka shkelur akordin e tij me fuqitë botërore!