Dhjetëra mijëra protestojnë në Londër për të drejtat civile
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97645-dhjetëra_mijëra_protestojnë_në_londër_për_të_drejtat_civile
Dhjetëra mijëra protestues të grupit të të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë ‘Black Lives Matter’ mbushën sot Sheshin e Parlamentit në Londër megjithë lutjet e ministres së shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi prej kërcënimit të koronavirusit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 06, 2020 21:14 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra protestojnë në Londër për të drejtat civile

Dhjetëra mijëra protestues të grupit të të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë ‘Black Lives Matter’ mbushën sot Sheshin e Parlamentit në Londër megjithë lutjet e ministres së shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi prej kërcënimit të koronavirusit.

Protestat e sotme shënuan fundjavën e dytë të demonstratave të ndezura që prej vdekjes së afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd në SHBA javën që shkoi. Demonstruesit rrethuan selinë parlamentare të Westminster një ditë pasi qeveria u kërkoi të ruanin rregullat e distancimit social duke mos u grumbulluar në grupe më të mëdha se gjashtë njerëz.