Berlini kritikon largimin e forcave ushtarake amerikane nga Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97661-berlini_kritikon_largimin_e_forcave_ushtarake_amerikane_nga_amerikë
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj vendimit të Trump për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Gjermania dhe ka thënë se ky vendim ndërlikon më shumë kushtet për vazhdimin e bashkëpunimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2020 09:20 Europe/Tirane
  • Berlini kritikon largimin e forcave ushtarake amerikane nga Amerikë

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj vendimit të Trump për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Gjermania dhe ka thënë se ky vendim ndërlikon më shumë kushtet për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas është cituar nga gazeta gjermane, "Bild am Sonntag" të ketë thënë se dy palët vazhdojnë të jenë të interesuara që të kenë bashkëpunim të ngushtë.

“Nëse do të ketë tërheqje të disa trupave amerikane, ne do ta marrim parasysh këtë. Ne jemi partnerë të ngushtë në aleancën transatlantike. Por, kjo çështjeje është e komplikuar”, është shprehur Maas.

Presidenti amerikan Donald Trump që një kohë të gjatë është ankuar se Gjermania nuk ka përmbushur zotimet e saj në NATO, për të kontribuar 2 për qind të prodhimit në ushtrinë e saj. Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, ndërkaq është zotuar se do të rrisë shpenzimet për ushtri.

Ndërkaq, Polonia ka shprehur dëshirën e saj se disa nga trupat që mund të largohen nga Gjermania, të mund të vendosen në Poloni.