14 oficerë lëndohen në protestat e Londrës
(last modified Sun, 07 Jun 2020 19:12:23 GMT )
Qershor 07, 2020 21:12 Europe/Tirane
  • 14 oficerë lëndohen në protestat e Londrës

Një police ishte shtruar në spital dhe ndodhet ne gjendje të rëndë, ndërsa 13 oficerë të tjerë u lënduan pas përleshjeve në protestat e “Black Lives Matter” në Londër.

Sipas mediave britanike, dhjetëra mijëra protestues dolën në Sheshin e Parlamentit, megjithëse Sekretarja e Shtetit, Priti Patel, u tha qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pavarësisht se disa prej protestuesve ishin paqësorë gjatë gjithë ditës, dhuna shpërtheu gjatë mbrëmjes në Whitehall, pasi dhjetëra mijëra prej tyre ishin mbledhur në kryeqytet për të luftuar kauzën kundër racizmit dhe për të kërkuar drejtësi për George Floyd. Që kur Floyd u vra nga një polic më 25 maj, nuk kanë ndaluar protestat kundër padrejtësive që po iu bëhen njerëzve me ngjyrë, si dhe brutalitetin e policisë në raport me ta.

 

Tags