Johnson: Protestuesit anti-racizëm janë vandalë
Boris Johnson kryeministër i Anglisë protestat kundër racizmit në këtë vend i ka quajtur vandalizëm dhe ka thënë se vandalët do të ndëshkohen.
Boris Johnson, në një mesazh të tij protestuesit i ka quajtur tradhtar që kryejnë vandalizma. Me mijëra britanikë ditën e dielë kanë organizuar protesta kundër vrasjes së George Floyd nga një polic i bardhë në Amerikë. Protestuesit në Londër kanë hedhur slogane si Boris Johnson është racist dhe në këtë mënyrë kanë shprehur irritimin e tyre nga padrejtësia strukturore në qeverinë angleze. Protestat kundër racizmit janë organizuar edhe në vende të tjera evropiane si në Belgjikë dhe në Itali. Prej disa ditësh në Amerikë organizohen protesta kundër racizmit. Shkak i këtyre protestave është bërë vrasja e një afro-amerikani nga polici 25 vjeçar Darek Shouvin në qytetin Mineapolis.