Gjermania: Evropa ka nevojë për përkujdesje shëndetësore të NATO-s
(last modified Mon, 08 Jun 2020 11:31:52 GMT )
Qershor 08, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Gjermania: Evropa ka nevojë për përkujdesje shëndetësore të NATO-s

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë duke pohuar mungesën e kushteve mjekësore, deklaroi se Evropa për t’u përballur me krizat e ngjashme me epideminë Covid-19, ka nevojë për shërbime mjekësore të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Jens Spahn, ministri i shëndetësisë së Gjermanisë, ka thënë: “Shërbimet dhe përkujdesjet shëndetësore të NATO-s bëhen shkak që Bashkimi Evropian të ketë gatishmëri më të lartë për t’u përballur me krizat e sëmundjeve epidemike dhe pengon shkatërrimin e Bashkimit Evropian në rivalitetin botëror me Amerikën dhe Kinës”.

Jens Spahn shtoi: “Bashkimi Evropian ka nevojë për një mekanizëm më të mirë për t’u përballur me krizat shëndetësore siç është përballja me krizat financiare. Evropa duhet të rishikojë rolin e vet në botë, sidomos në situatën mes dy poleve mes Kinës dhe Amerikës”

Njëkohësisht me uljen graduale të kufizimeve për shkak të virusit Korona në vendet evropiane, shumë ekspertë kanë paralajmëruar për shpërthimin e një vale të dytë të epidemisë Covid-19.

Vlen të theksohet se statistikat e vdekjeve dhe infektimeve me virusin Korona në Evropë gjatë ditëve të fundit kanë shënuar rritje të konsiderueshme.  

Tags