Izraeli kërcënon Rusinë për Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97700-izraeli_kërcënon_rusinë_për_turqinë
"Izraeli do të mbështeste Turqinë nëse një luftë do shpërthente midis Athinës dhe Moskës kundër Ankarasë. Marrëdhëniet midis Athinës dhe Ankarasë janë bërë më keq se kurrë", raportoi faqja e internetit ushtarake ruse Avia.pro.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2020 18:02 Europe/Tirane
  • Izraeli kërcënon Rusinë për Turqinë

"Izraeli do të mbështeste Turqinë nëse një luftë do shpërthente midis Athinës dhe Moskës kundër Ankarasë. Marrëdhëniet midis Athinës dhe Ankarasë janë bërë më keq se kurrë", raportoi faqja e internetit ushtarake ruse Avia.pro.

"Nëse Rusia planifikon të mbështesë Greqinë, Izraeli me siguri do të duhet të ndërhyjë në një konflikt të mundshëm ushtarak dhe të sigurojë mbështetje për Turqinë," thanë zyrtarët izraelitë. "Greqia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë në rast lufte me Turqinë", thuhet në një artikull në gazetën ruse online Vzgliad. Gazeta e përshkruan një konfrontim "nafte" turko-grek tepër të mundur. Tensionet po shtohen në Mesdheun lindor, ku zbulimi i fushave të gazit po nxit grindje midis Greqisë dhe Turqisë, të cilat kanë qenë në konflikt për dekada të tëra për ndarjen e burimeve, ujit, territoreve kontinentale dhe hapësirës ajrore. Raportet turko-greke janë përkeqësuar pasi qeveria e Ankarasë njoftoi planet për të shfrytëzuar burimet e naftës dhe gazit pranë ishujve grekë të Kretës, Karpathos dhe Rodos.