Trump i shqetësuar për epërsinë e Biden
Stafi i presidentit amerikan, Donald Trump është i shqetësuar. Sondazhet e brendshme tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për Trump, veçanërisht mes atyre që konsiderohen të pavarur, pas vrasjes së afro amerikanit George Floyd dhe pandemisë së koronavirusit.
Në një sondazh të fundit të CNN, rezulton se kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, është në avantazh kundrejt republikanit Trump me 14 pikë. Ndërsa protestat për vrasjen e Floyd po ndezin SHBA, Biden ka marrë 55 për qind të mbështetjes së amerikanëve kundrejt 41 për qind të Trump, e dhëna më e ulët e regjistruar ndonjëherë për manjatin. Sipas burimeve të afërta me stafin e Trump, këshilltarët e shtypit të presidentit, janë në kërkim të një mesazhi të ri, më pozitiv, të një teme të re që shkon përtej dhe ka të njëjtin sukses me Make America Great Again. Dhe kjo është një detyrë aspak e lehtë, por stafi është i sigurt se mund t’ia dalë mbanë. “Kemi akoma kohë”, thotë një burim nga skuadra elektorale e Donald Trump. Në total, 38 për qind e të anketuarve miratojnë mënyrën se si Trump e menaxhoi presidencën ndërsa 57 për qind jo. Ky është vlerësimi më i keq për Donald Trump dhe thuajse i barabartë me vlerësimet e Jimmi Karter dhe Xhorxh Bush i vjetri, në fundin e mandateve të tyre. Të dy ata nuk ia dolën të siguronin rizgjedhjen.