Protesta të dhunshme në Angli
(last modified Tue, 09 Jun 2020 05:58:21 GMT )
Qershor 09, 2020 07:58 Europe/Tirane
  • Protesta të dhunshme në Angli

Britania e Madhe është përfshirë nga protesta të shumta për vdekjen e George Floyd. Qindra protestues janë përleshur me forcat e policisë gjatë tubimit antiracist.

Disa pamje të marra nga protesta, tregojnë skenat e dhunshme, disa oficerë të policisë të gjakosur dhe disa të tjerë që goditeshin nga objekte të ndryshme nga qytetarët. Në një foto tjetër shihet kur një protestues shkon për të djegur flamurin e Britanisë. Sipas Daily Mail rreth 10 oficerë policie janë shtuar në spital pas përplasjeve me turmën e revoltuar. Protestuesit thërrisnin “No Justice, No peace”, “Pa drejtësi, nuk ka paqe” dhe hidhnin parrulla të tjera, të gjitha me temën e protestës ndaj trajtimit të ashpër të afrikano-amerikanëve nga policia dhe diskriminimit të tyre. Grumbullimet në Uashington dhe qytete të tjera ishin përgjithësisht paqësore, ndryshe nga një javë më parë kur ato u shoqëruan nga veprime të dhunshme, plaçkitje dhe përplasje të protestuesve me policinë. Edhe në Britani nuk i kanë rezistuar protestave kundër racizmit, të cilat nisën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes së George Floyd. Protestat janë zhvilluar në Bristol, Manchester, Nottingham, Edinburgh dhe Londër, ku “Daily Mail” shkruan se një oficere policie ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kali në tentativë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa të lënduar mbetën edhe 13 oficerë të tjerë policie. Drejtuesit e policisë u shprehën se qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin kundër racizmit, por duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të kërkuar të drejtat e tyre, duke qëndruar larg dhunës.

Tags