Protesta kundër racizmit në Spanjë dhe Brazil
(last modified Tue, 09 Jun 2020 05:58:25 GMT )
Qershor 09, 2020 07:58 Europe/Tirane
  • Protesta kundër racizmit në Spanjë dhe Brazil

Në Spanjë dhe Brazil janë organizuar protesta kundër racizmit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Amerikë. Protestuesit spanjollë janë ngritur në shumë qytete të vendit për shprehur kundërshtimin e tyre ndaj padrejtësisë dhe racizmit.

Mijëra persona në Brazil dolën në sheshe për të protestuar kundër racizmit dhe kundër presidentit Jair Bolsonaro, për shkak të menaxhimit të pandemisë Covid-19. Në protestat, të shpërndara nëpër qytetet kryesore të vendit, njerëzit brohorisnin dhe mbanin parulla me mbishkrimet "Jeta e zezë vlen" dhe "Bolsonaro duhet të largohet". Rreth 3,000 persona morën pjesë në një tubim në Sao Paulo për të kritikuar qeverinë federale dhe për të protestuar kundër dhunës ndaj brazilianëve me ngjyrë nga forcat e policisë, shkruan CNN. Protestuesit u shtrinë në tokë, duke bërtitur "Unë nuk mund të marr frymë",  fjalët e fundit të George Floyd para se të vdiste në Minneapolis dy javë më parë. Protesta u zhvilluan gjithashtu në kryeqytetin e vendit, Brasilia dhe qytete të tjera si Porto Alegre, Recife dhe Fortaleza.

Tags