Riabkov paralajmëron se atmosfera e Këshillit të Sigurimit është e trazuar
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka paralajmëruar se trajtimi seleksionues i Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore dhe kërcënimi për vazhdimin e sanksioneve kundër Iranit, do të rezultojë me krijimin e një krize në Këshillin e Sigurimit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, duke kritikuar qasjen e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, deklaroi: “Kjo që qeveria e Uashingtonit po insiston në hedhjen poshtë tërësisht të mendimeve të të tjerëve dhe po vepron përkundër arsyes së shëndosh, në realitet po synon të zgjedhë ato opsione të cilat sigurojnë interesat e saj. Kjo është tërësisht e padrejtë”.
Riabkov paralajmëroi: “Kërcënimet e Amerikës për rifuqizimin e të gjitha sanksioneve anti-iraniane mund të rezultojnë me krijimin e një krize serioze në Këshillin e Sigurimit”.
Vlen të theksohet se deklaratat e Riabkov janë bërë në reagim ndaj pretendimit të Amerikës e cila thotë se pavarësisht daljes nga marrëveshja bërthamore, akoma sipas rezolutës 2231, Uashingtoni konsiderohet një prej pjesëmarrësve të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe me këtë argument, Amerika ka të drejtë të përdor mekanizmin Mashe për kthimin e të gjitha sanksioneve kundër Iranit.