NATO e alarmuar nga Kina dhe Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97751-nato_e_alarmuar_nga_kina_dhe_rusia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ngriti shqetësimin  e fuqizimit të disa shteteve të cilat mund të paraqesin kërcënim për balancën në botë. Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që të mos ndalojnë investimin në ushtri dhe bashkëpunimin mes tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2020 17:13 Europe/Tirane
  • NATO e alarmuar nga Kina dhe Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ngriti shqetësimin  e fuqizimit të disa shteteve të cilat mund të paraqesin kërcënim për balancën në botë. Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që të mos ndalojnë investimin në ushtri dhe bashkëpunimin mes tyre.

Përmes një videokonference nga Brukseli ditën e hënë, ai u bëri thirrje liderëve politikë që të forcojnë Aleancën Atlantike përmes mekanizmave politike, diplomatike dhe ushtarake. Ai ngriti alarmin e fuqizimit të Kinës e cila sipas tij ka lëkundur balancën në të gjithë globin. Gjithashtu edhe Rusia nuk qëndron prapa pasi në asnjë moment nuk i ka ndaluar investimet e saj në ushtri. “Arsyet se pse ne duhet të investojmë në shpenzime ushtarake kanë të bëjnë me Rusinë, që po vazhdon të armatoset, me ndryshimin e ekuilibrave si pasojë e Kinës dhe me ISIS-in që po synon të rimarrë terren brenda konflikteve në Siri dhe Irak”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sekretari u kërkoi liderëve që ta përdorin NATO-n më shpesh për tu përballur me sulme të ndryshme ndërkombëtare këtu duke theksuar sulmet kibernetike.