Pompeo bisedon me Guterres
Mike Pompeo sekretari amerikan I shtetit ditën e mërkurë në një mesazh në Twitter deklaroi se biseduar me sekretarin e përgjithshëm të OKB mbi çështjen e embargos së armatimeve kundër Iranit.
Mike Pompeo, sekretari amerikan I shtetit ka thënë: Amerika pret bashkëpunim nga sekretari I përgjithshëm I OKB në çështje të rëndësishme si Irani, Libia dhe Siria. Morgan Ortagus zëdhënës i DASH lidhur me bisedën telefonike të Pompeo dhe Guterres tha se një nga temat më të diskutuara ishte çështja e rinovimit të embargos së armatimeve kundër Iranit. Me afrimin e afatit të heqjes së embargos s armatimeve të OKB kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për parandaluar heqjen e kësaj embargoje. Amerika e cila është tërhequr në formë të jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore dhe ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB aktualisht me pretendime të ndryshme mundohet të përdorë mekanizmin Moshe të kësaj marrëveshjeje. Sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, embargoja e armatimeve kundër Iranit do të hiqet më 18 tetor 2020.