Qytetarët e Holandës protestojnë kundër racizmit
(last modified Thu, 11 Jun 2020 11:56:40 GMT )
Qershor 11, 2020 13:56 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Holandës protestojnë kundër racizmit

Kryeqyteti i Holandës të mërkurën pasdite është përfshirë nga protestat kundër racizmit.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se protestuesit në Amsterdam, kryeqytetin e Holandës, janë mbledhur në parkun “Nelson Mandela” në juglindje të këtij qyteti dhe kanë dënuar racizmin.

Përfaqësuesit e shumë minoriteteve etnike dhe fetare dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë marrë pjesë në këto protesta.

Protestuesit gjatë kësaj proteste mbanin në dorë pankarta mbi të cilat ishte shkruar “Jeta e zezakëve ka rëndësi”, Heshtja e të bardhëve është dhunë”, “Nuk po mundem të marrë frymë”, “Paqja pa drejtësi nuk ka kuptim” dhe “Jo, dhunës së policisë”, si dha kanë protestuar kundër vrasjes së zezakut Georg Floyd nga dhuna e policisë raciste në Amerikë.

Protestuesit kanë kërkuar ndaljen e racizmit dhe fenomenit të Islamofobisë dhe kanë theksuar barazinë mes të gjithë njerëzve në vend.

 

Tags