Sekretari I përgjithshëm I NATO-s pohon ndryshimin e fuqive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97788-sekretari_i_përgjithshëm_i_nato_s_pohon_ndryshimin_e_fuqive
Amerika si kryesuese e botës perëndimore, gjithmonë është shprehur kundër shtimit dhe zgjerimit të fuqisë dhe influencës ndërkombëtare të Kinës dhe këtë fuqi aziatike e ka cilësuar kërcënim për botën perëndimore dhe për këtë ka kërkuar uljen e nivelit të marrëdhënieve të Evropës me Kinën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 12, 2020 10:15 Europe/Tirane
  • Sekretari I përgjithshëm I NATO-s pohon ndryshimin e fuqive

Amerika si kryesuese e botës perëndimore, gjithmonë është shprehur kundër shtimit dhe zgjerimit të fuqisë dhe influencës ndërkombëtare të Kinës dhe këtë fuqi aziatike e ka cilësuar kërcënim për botën perëndimore dhe për këtë ka kërkuar uljen e nivelit të marrëdhënieve të Evropës me Kinën.

Edhe pse BE është shprehur kundër kësaj kërkese të Amerikës, aktualisht sekretari i përgjithshëm i NATO-s i është bashkuar qëndrimit të Uashingtonit. Jens Stoltenberg kreu i NATO-s duke përmendur zhvillimin e kinës në fusha të ndryshme mes tyre në sektorin ushtarak dhe ekonomik, ka kërkuar unifikimin e vendeve anëtare në përballje me Pekinin. Ai përmendi forcimin e Kinës në fushat ekonomike dhe ushtarake dhe theksoi se bota është dëshmitare e ndryshimit të balancës së fuqisë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha: Perëndimi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj fuqizimit ushtarak dhe ekonomik të Kinës. Sipas Stoltenberg, aktivizimi serioz i Kinës është duke bërë ndryshime thelbësore në balancën e fuqisë në botë dhe aktualisht po bëhet konkurrencë e fortë për të fituar superioritet në fushën ekonomike dhe të teknologjisë. Kjo çështje dyfishon kërcënimet për shoqëritë e lira dhe liritë civile dhe shton rivalitetin përballë vlerave dhe stilit tonë të jetesës. Ai duke përmendur pasojat e sigurisë në rast të rritjes së kinës për aleatët e NATO-s tha: Aktualisht Kina ka buxhetin e dytë më të madh ushtarak në botë. Kinezët kanë bërë investime të shumta në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe kanë raketa që mund të arrijnë vendet e NATO-s. Mesa duket NATO e cila aktualisht është kthyer në një mjet në duart e Uashingtonit dhe lëviz në drejtim të interesave të Uashingtonit po ushtron presione edhe ndaj partnerëve të Amerikës me qëllim që ata të mbajnë qëndrime krejtësisht në përputhje me Amerikën dhe të përballen me Kinën që për çdo ditë po zhvillohet dhe rritet nga aspekti ekonomik dhe ushtarak. Megjithatë kjo kërkesë e NATO-s dhe e qeverisë së Trump nuk ka marrë reagim pozitiv nga ana e Evropës. Një prej mosmarrëveshjeve kryesore në dy anët e Atlantikut është pikëpamja krejtësisht e ndryshme e tyre në lidhje me Kinën dhe marrëdhëniet me fuqitë e sapo shfaqura. Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE ka thënë se Kina nuk është kërcënim kundër paqes botërore dhe kundrejt këtij vendi duhet mbajtur qëndrim real. Kina mund të jetë një rival për sistemin e BE mirëpo nuk është kërcënim për paqen në botë. Borrel rreth dy javë më parë gjithashtu kishte thënë se Kina mund të zëvendësojë Amerikën në pozitën e lidershipit të botës. Ai tha se BE ka shumë pika të përbashkëta me Kinën një prej të cilave është mbështetja ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Nga ana tjetër autoritetet e qeverisë Trump shumë e herë e kanë konsideruar Kinën si kërcënim për ekonominë dhe sigurinë. Donald Trump president i Amerikës që nga koha e ardhjes në pushtet ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Kinës dhe në forma të ndryshme ka ushtruar presione ndaj Pekinit. Mosmarrëveshjet mes Kinës dhe Amerikës janë në fushën politike, tregtare, ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë. Uashington e konsideron Kinën një rival kryesor dhe ka ndërmarrë masa për tu përballur me këtë vend. Bashkësia e këtyre çështjeve dhe ndërhyrja e Uashingtonit në punët e brendshme të Kinës si mbështetja e protestuesve në Hong Kong, janë bërë shkak për zgjerimin e ndasive mes Pekinit dhe Uashingtonit. Vang Ji ministër i jashtëm i Kinës ka thënë se Amerika dhe Kina ndodhen në prag të një lufte të re të ftohtë.