Hook i nevrikosur nga përfundimi i embargos së armatimeve kundër Iranit
Përfaqësuesi i qeverisë amerikane për çështjet e Iranit, është shprehur i pakënaqur nga përfundimi i afatit të embargos së armatimeve kundër Iranit dhe ka thënë se përfundimi i kësaj embargoje është një gabim i madh.
Brian Hook, ditën e enjte në një intervistë për kanalin Sky News në gjuhën arabe përmendi përpjekjet e Amerikës për shtyrjen e afatit të embargos së armatimeve kundër Iranit dhe tha se Uashingtoni ka shpërndarë një rezolutë mes anëtarëve të KS të OKB prej të cilëve kërkon të shtyjnë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit. Me afrimin e datës së heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të penguar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit qeveria amerikane mes anëtarëve të KS të OKB ka shpërndarë një projekt-rezolutë ku kërkon ndalimin e heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur miratimi i kësaj projekt-rezolute ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mospërdorimin e veto-s nga ana e Rusisë dhe Kinës. Embargoja e armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB do të hiqet në tetor të vitit 2020.