Britania ka humbur 1/5-ën e ekonomisë së saj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97804-britania_ka_humbur_1_5_ën_e_ekonomisë_së_saj
Izolimi për shkak të pandemisë përgjatë një muaji ka asgjësuar një të pestën e ekonomisë britanike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2020 16:42 Europe/Tirane
  • Britania ka humbur 1/5-ën e ekonomisë së saj

Izolimi për shkak të pandemisë përgjatë një muaji ka asgjësuar një të pestën e ekonomisë britanike.

Zyra kombëtare e statistikave njoftoi të premten se veprimtaritë tregtare të vendit u tkurrën me 20,4 për qind në muaj prill nga muaji i kaluar apo me 24,5 për qind nga viti në vit. Kjo rënie i atribuohet masave të ashpra të karantinës që nisën të aplikohen nga data 23 mars për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Për pasojë, rrugët e vendit u zbrazën nga qytetarët, dyqanet nga blerësit, zyrat e punës nga punonjësit dhe qiejt, nga linjat e fluturimit. Sipas institucionit të statistikave në vend, rënia e prillit është më e madhja për Britaninë, tri herë më e lartë sesa muaji paraardhës dhe gati 10 dhjetë herë më e thellë sesa periudha para Covidit-19. Sektori i ndërtimit raportoi ulje me 40,1 për qind, prodhimi u ul me 20,3 për qind, ndërsa u mbyllën përkohësisht ose pezulluan tregtinë 75 për qind e bizneseve. Këto shifra bënë që krahasuar me krizën financiare global, rënia e dy muajve më parë të jetë tri herë më e madhe sesa në vitet 2008-2009. Të premten vendi konfirmoi mbi 292 mijë raste personash të prekur nga koronavirusi ndërkohë që numri i viktimave kaloi shifrën 41 mijë.