Krye bashkiakja e Seatelit kritikon kërcënimet e Trump
(last modified Sat, 13 Jun 2020 07:02:14 GMT )
Qershor 13, 2020 09:02 Europe/Tirane
  • Krye bashkiakja e Seatelit kritikon kërcënimet e Trump

Pas zgjerimit të madh të protestave në qytete dhe shtete të ndryshme të Amerikës, për shkak të vrasjes tragjike të George Floyd nga një polic I bardhë në Amerikë, presidenti Donald Trump ka reaguar ashpër.

Pas publikimit të një raporti mbi atë se një pjesë e vogël në Seatel është sulmuar nga radikalë të majtë dhe është shpallur rajon autonom, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër. Trump në faqen e tij në Twitter deklaroi se anarkistët kanë pushtuar Seatelin dhe kërcënoi duke thënë: Tani merrni mbrapsht qytetin tuaj. Nëse nuk e bëni këtë unë do ta bëj. Kurrë nuk lejojmë që Seatelit të merret dhe pushtohet nga disa anarkistë. Më herët mediat kishin raportuar se 3 grupe paramilitare të varur nga grupi majtist Antifa kanë pushtuar një pjesë të qytetit Seatel. Trump më herët kishte kërcënuar se grupi Antifa është një grup terrorist. Me përdorimin e termit terrorist për disa grupe të brendshme në Amerikë mesa duket Donald Trump po mundohet të gjejë mënyrë për të justifikuar dhunën e përdorur ndaj protestuesve. Në këtë mënyrë ai po mundohet të shuajë me forcë protestat e gjera në Amerikë mes tyre në Seatel. Kërcënimi i Trump në fakt është kërcënim me sulm ushtarak ndaj një qyteti në Amerikë. Kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të krye bashkiakes së Seatelit. Xheni Dorka kryebashkiake e Seatelit pasi kritikoi ashpër kërcënimet e presidentit amerikan për dërgimin e forcave ushtarake në këtë qytet deklaroi se agresioni i ushtrisë në Seatel është i jashtëligjshëm dhe kundër kushtetutës së vendit. Kjo funksionarë amerikane gjithashtu shtoi se për të garantuar që Trump nuk do të dërgojë ushtrinë për të sulmuar Seatelin ajo ka biseduar me Xhei Inzeli guvernatori i Uashingtonit. Dorkan tha se të gjithë amerikanët kanë të drejtë të sfidojnë funskioanrët dhe qeverinë e vendit dhe shtoi: Ne nuk kemi nevojë për askënd, mes tyre për presin i cili më shumë ka ngjallur përçarje ka dhënë informacione të padrejta dhe ka përhapur mungesën e vetëbesimit. Dorkan duke kritikuar ashpër presidentin Donald Trump tha: Një nga ato gjëra që ky president nuk arrin ta kuptojë është se të dëgjosh popullin nuk është dobësi por fuqi. Nga pikëpamja e një lideri të vërtetë protestat e përgjithshme janë një mundësi për Amerikën që të krijojmë një komb më të mirë. Mirëpo faktet dëshmojnë për strukturimin e racizmit dhe diskriminimit në Amerikë dhe mbështetjes së qeverisë federale për këtë fenomen. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë në Seatel me qëllimin e vetëm për të shtypur protestuesit. Kjo bie nesh me lirinë e shprehjes, tubimi dhe është kundër kushtetutës amerikane.

 


 

Tags