Protesta kundër racizmit në Zvicër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97843-protesta_kundër_racizmit_në_zvicër
Më shumë se 10 mijë zviceranë kanë protestuar në Zyrih kundër racizmit dhe kundër vrasjes së George Floyd nga policia amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2020 02:23 Europe/Tirane
  • Protesta kundër racizmit në Zvicër

Më shumë se 10 mijë zviceranë kanë protestuar në Zyrih kundër racizmit dhe kundër vrasjes së George Floyd nga policia amerikane.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kërkuar fundin e racizmit dhe zbatimin e drejtësisë për autorët e vrasjes së Floyd. Protestuesit me pankarta në duar kanë kërkuar nga vendet e botës t’i japin fund racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë dhe padrejtësive. Të pranishmit kanë lëshuar slogane si Jeta e zezakëve është e rëndësishme, Drejtësi dhe barazi njerëzore. Policia e Zvicrës për të shpërndarë protestuesit ka përdorur gaz lotsjellës dhe thuhet se mes tyre dhe protestuesve ka pasur edhe konfrontime. Protestat kundër racizmit janë përhapur gjerësisht në të gjithë Amerikën dhe në Evropë. Shkak për nisjen e këtyre protestave është bërë vrasja e afro-amerikanit George Floyd më 25 maj nga një polic i bardhë në qytetin Mineapolis. Protestat kundër racizmit më shumë janë përqendruar në Amerikë dhe në Angli.