Anglia kritikon Amerikën për shkak të sanksioneve kundër GJND
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97844-anglia_kritikon_amerikën_për_shkak_të_sanksioneve_kundër_gjnd
Ministri i jashtëm i Anglisë me një veprim të pashoq ka kritikuar Amerikën për shkak të sanksionimit të GJND-së dhe ka thënë se Anglia mbështet fuqishëm këtë gjykatë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2020 02:23 Europe/Tirane
  • Anglia kritikon Amerikën për shkak të sanksioneve kundër GJND

Ministri i jashtëm i Anglisë me një veprim të pashoq ka kritikuar Amerikën për shkak të sanksionimit të GJND-së dhe ka thënë se Anglia mbështet fuqishëm këtë gjykatë.

Domonik Raab, tha se gjykata e Hagës si një organ juridik duhet të ketë leje që të kryejë hetimet e saj lidhur me aktivitetet kriminale ndërkombëtare në formë të paanshme dhe pa u frikësuar nga ndëshkimet. Anglia mbështet fuqishëm gjykatën ndërkombëtare të Hagës për tu përballur me krimet më të rënda ndërkombëtare. Shefi i diplomacisë evropiane të enjten në mbrëmje ka dënuar vendimin e Amerikës për të vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, duke dënuar vendimin e Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj disa funksionarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka thënë: “Kjo çështjeje shkakton shqetësime të thella”. Josep Borrell duke theksuar se DJND është një faktor kyç në zbatimin e drejtësisë dhe vendosjen e paqes, shtoi: “Të gjitha vendet duhet ta respektojnë GJND dhe ta mbështesin këtë institucion ndërkombëtar të drejtësisë”. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump ditën e enjte ka nënshkruar dekretin ekzekutiv duke lejuar vendosjen e sanksioneve kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ky dekret ekzekutiv  i jep leje sekretarit amerikan të shtetit që në konsultim me sekretarin amerikan të thesarit, të bllokojë pasuritë e disa funksionarëve të GJND të cilët kanë rol në hetimet në lidhje me krimet e luftës së forcave ushtarake amerikane në Afganistan.