Pompeo: Amerika do të vazhdojë presionin mbi Iranin
Qershor 15, 2020 02:36 Europe/Tirane
Sekretari amerikan I shtetit në një ceremonie për hapjen e një takimi sionist ka thënë se Uashingtoni mbështet Tel Avivin dhe do të vazhdojë presionet ndaj Iranit.
Mike Pompeo duke përsëritur pretendimet boshe të tij theksoi vazhdimin e presioneve ndaj Iranit. Sekretari amerikan i shtetit me këtë rast kërkoi thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe regjimit sionist dhe vazhdimin e presioneve kundër Teheranit. Sipas tij presionet ndaj Iranit do të vazhdojnë deri në kohën kur ky vend të ketë sjellje normale dhe të heqë dorë nga kërcënimi i fqinjëve. Ai në vazhdim pretendoi se Amerika nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë atomike.
Tags