Vazhdojnë protestat kundër racizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97876-vazhdojnë_protestat_kundër_racizmit
Më shumë se një mijë ekstremistë të djathtë nga grupe të ndryshme si "Lidhja Angleze e Mbrojtjes" (EDL) dhe “Anglia e para” të shtunën në mëngjes nisën të mblidhen në Sheshin e Parlamentit dhe në hyrje të barrikadës së policisë, e cila ishte ngritur në rrugën që të çon tek Kryeministria.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 15, 2020 07:06 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër racizmit

Më shumë se një mijë ekstremistë të djathtë nga grupe të ndryshme si "Lidhja Angleze e Mbrojtjes" (EDL) dhe “Anglia e para” të shtunën në mëngjes nisën të mblidhen në Sheshin e Parlamentit dhe në hyrje të barrikadës së policisë, e cila ishte ngritur në rrugën që të çon tek Kryeministria.

Ekstremistët donin të hynin në zonën ku ndodhet Kryeministria. Ata qëlluam me shishe dhe kanaçe mbi policinë që nuk i lejoi ata të kalonin. Ndërkohë, u pa që disa shumë pjesëmarrës në demonstratë bënë përshëndetjen e nazistëve. Huliganët e ekstremistëve të djathtë sulmuan të paktën edhe dy gazetarë. Ndërkaq me qindra demonstrues antiracistë u mblodhën gjithashtu në qendër të Londrës, megjithëse tubimi u anulua nga organizatorët për të shmangur një konfrontim të mundshëm. Në sheshin Trafalgar grupi i ekstremistëve të djathtë u përplas me atë të antiracistëve. Demonstruesit u shpërndanë nga këtu me ndërhyrjen e policisë, por ata u përballën sërish para stacionit Waterloo. Të paktën dy aktivistë ekstremistë të krahut të djathtë u shpëtuan nga policia pasi nga grupi përballë pati përpjekje për linçimin e tyre. Përleshjet vazhduan në sheshin Leicester dhe lagjen kineze, megjithë udhëzimet e policisë për t'u dhënë fund demonstratave deri në orën 17.00 me orën lokale.