Boris Johnson premton luftë kundër racizmit në Britani
Kryeministri i Britanisë thotë se qeveria e tij ka marrë vendim që të luftojë në përmasa të ndryshme diskriminimin racor në organizata dhe institucione shtetërore.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Boris Johnson pas deklaratave kritike kundër eliminimit të simboleve të diskriminimit racor dhe protestave kundër racizmit, ka njoftuar për formimin e një komisioni me qëllim të identifikimit, shqyrtimit dhe luftës kundër këtij fenomeni në Britani.
Kryeministri i Britanisë ka thënë: “Kur me mijëra persona protestojnë në mënyrë paqësore mbështetje ndaj lëvizjes “Jeta e zezakëve ka rëndësi”, ju dhe unë si lider i një partie nuk mund të anashkaloni intensitetin e këtyre ndjenjave. Ne duhet të shqyrtojmë çështjen e diskriminimit racor në sistemin e arsimit, në sistemin gjyqësor, në sistemin shëndetësor dhe në të gjitha vendet dhe institucionet në të cilat kjo çështje ushtron ndikim negativ mbi grupet e zezakëve dhe të minoriteteve”.
Johnson pretendoi se ka filluar një përpjekje shumë të gjerë në këtë fushë.
Vlen të theksohet se me zgjerimin e protestave kundër racizmit në Amerikë dhe Evropë, qytetarët në shumë qytete po shkatërrojnë bustet dhe statujat e personaliteteve historike që konsiderohen faktor të kolonializmit dhe skllavërisë.