OBSH: Shpresa për përballjen me virusin korona
Kreu i OBSh deklaroi se janë shfaqur filizat jeshil të shpresës në përballje me virusin korona pas disa sukseseve të reja në këtë fushë.
Kreu i OBSh në një video-konference në Gjenevë deklaroi se megjithëse rastet e reja të të prekurve me virusin korona në disa vende të botës janë duke u rritur me shpejtësi, mirëpo filizat e shpresës po duken. Drejtori i përgjithshëm i OBSH shtoi se testimet klinike të një medikamenti të lirë sic është Dexamethasoni janë premtuese sidomos për të sëmurët në gjendje të rëndë. Rezultatet e testimeve që janë publikuar ditën e martë nga studiuesit në Angli tregojnë se Dexamethasoni ka ulur numrin e të sëmurëve në gjendje të rëndë dhe të të vdekurve me 1/3 e tyre. Ky ilaç është në përdorim që nga viti 1960 dhe është përdorur për uljen e infeksioneve sidomos të infeksioneve në ligamente. Deri tani në botë janë infektuar 8 milion e 342 mijë njerëz nga të cilët më shumë se 448 mijë kanë humbur jetën dhe 4 milion e 363 janë shëruar. Amerika, Anglia, Brazili, Rusia, India dhe Italia janë vendet më të prekura në botë nga virusi Korona.