Një anije tjetër iraniane po i afrohet brigjeve të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97976-një_anije_tjetër_iraniane_po_i_afrohet_brigjeve_të_venezuelës
Mediat perëndimore kanë njoftuar se edhe një anije tjetër e Iranit po i afrohet brigjeve të Venezuelës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 20, 2020 18:30 Europe/Tirane
  • Një anije tjetër iraniane po i afrohet brigjeve të Venezuelës

Mediat perëndimore kanë njoftuar se edhe një anije tjetër e Iranit po i afrohet brigjeve të Venezuelës.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka deklaruar se një anije tjetër iraniane me emrin “GOLSAN” është nisur drejt Venezuelës dhe së shpejti do të arrijë në brigjet e Venezuelës.

Kjo anije e Iranit po i afrohet brigjeve të Venezuelës në kohën kur gjatë javëve të fundit pesë anije të Iranit kanë transportuar mbi 1.5 milionë fuçi benzinë dhe karburante të tjera në Venezuelë.

Associated Press shkruan: “Nisja e anijes “GOLSAN” tregon zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Venezuelës që të dy këto vende janë nën sanksione të ashpra të Amerikës”.  

Sipas këtij burimi, ngarkesa e anijes GOLSAN nuk dihet se çfarë është, mirëpo Ras Dalen, shefi i kompanisë investuese “Caracas Capital Market” me seli në Miami të Amerikës, beson se kjo anije e Iranit po transporton pjesë teknologjike për riparimin e rafinerive të naftës së Venezuelës. Ai shtoi: “Anije GOLSAN të premten ka hyrë në ujërat e Detit Karaibe dhe sipas shumë gjasave të dielën ose të hënën do të arrijë në Venezuelë”.

Kjo është në kohën kur Amerika gjatë javëve të fundit në kuadër të fushatës së gjerë propagandistike për ndërprerjen e marrëdhënieve të Iranit dhe Venezuelës, ka vendosur në listën e sanksioneve me dhjetëra anije transportuese të naftës.