Putin nuk di se sa mund t'u besojë marrëveshjeve me Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98016-putin_nuk_di_se_sa_mund_t'u_besojë_marrëveshjeve_me_trump
"Presidenti rus nuk e di se sa mund të llogarisë në marrëveshjet e tij me homologun e tij amerikan," deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2020 03:24 Europe/Tirane
  • Putin nuk di se sa mund t'u besojë marrëveshjeve me Trump

"Presidenti rus nuk e di se sa mund të llogarisë në marrëveshjet e tij me homologun e tij amerikan," deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.

Dimitri Peskov, zëdhënësi zyrtar i Kremlinit, në një intervistë me një program politik të transmetuar nga kanali 1 televiziv rus foli për problemet e fundit në Shtetet e Bashkuara duke thënë se Vladimir Putin nuk e dinte se sa mund të mbështetet në marrëveshjet e nënshkruara me homologun e tij amerikan. Dimitri Peskov tha se Rusia nuk po i vlerëson ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara, sepse është një çështje e brendshme. "Vladimir Putin nuk e di se sa të parashikueshme do të jenë vendimet e presidentit amerikan", pohoi Peskov para se të shtojë: "Presidenti Putin sigurisht që është i shqetësuar se vendime të caktuara mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe në sigurinë dhe stabilitetin në botë. " Dimitri Peskov vazhdoi: "Putin është i shqetësuar se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje në muajt në vazhdim, për sa i përket stabilitetit global dhe sigurisë. Kjo është e rrezikshme për të gjithë botën. Është e rëndësishme që Presidenti Putin ta dijë nëse homologu i tij amerikan është në gjendje t'i diskutojë këto çështje me një sens të përgjegjësisë në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë situatë të paqartë. " Presidenti rus Vladimir Putin kohët e fundit theksoi se trazirat në Shtetet e Bashkuara dëshmojnë krizat e thella të brendshme të vendit që janë intensifikuar që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë, marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi, është në prag të skadencës. Ajo është marrëveshja e fundit e rëndësishme e çarmatimit mes SHBA dhe Rusisë, dhe ndodhet para dështimit. Të hënën Moska dhe Uashingtoni negociojnë në Vjenë për të ardhmen e saj. Marrëveshja “New Start” SHBA-Rusi, skadon në shkurt të vitit të ardhshëm. Po me aq këmbëngulje dhe pa sukses, SHBA kërkon pjesëmarrjen e Kinës në këto bisedime. Ekspertët shohin aty një strategji për të bërë që bisedimet të dështojnë, shkruan agjencia e lajmeve, DPA. Marrëveshja “New Start” i vë përpara detyrimit si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusinë të kufizojnë arsenalin strategjik atomik. Kina e përjashton pjesëmarrjen në negociata, ndërsa megjithëse arsenali atomik i saj po rritet në mënyrë të shpejtë, por si fuqi atomike qëndron shumë pas SHBA dhe Rusisë. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Riabkov, që drejton delegacionin për bisedimet në Vjenë ka propozuar që të zgjatet kjo marrëveshje, me qëllim që të fitohet kohë për negociata me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të re. Teksti i marrëveshjes aktuale të “New Start” u negociua nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama. Ai parashikon që SHBA dhe Rusia të zotërojnë maksimalisht 1550 koka atomike dhe të përgjysmojnë sistemet mbajtëse atomike.