Maduro: Jam i gatshëm të takohem me Trump
Presidenti i Venezuelës tha të martën në mëngjes se ishte gati të bisedonte me Presidentin e SHBA Donald Trump për të zgjidhur dallimet dhe për të zvogëluar tensionet.
"Unë jam gati të flas me respekt me Presidentin Donald Trump," i tha Nicholas Maduro agjensisë shtetërore të lajmeve të Venezuelës AVN. Dje, Trump i tha faqes së lajmeve Axios se do të ishte i hapur për një takim me Maduron. “Unë ndoshta do të mendoja për këtë… Maduron do të doja të takoja. Dhe unë kurrë nuk jam kundër takimeve, ju e dini, rrallëherë kundërshtoj takimet”, ka thënë Trump. Gjatë intervistës Trump “tregoi se ai nuk ka shumë besim në kreun e opozitës Guaidon”. Ish këshilltari i sigurimit kombëtar i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, në librin e tij që u botua të martën shkroi se Trump e shikonte Guaido si një "fëmijë të dobët që nuk ka atë që duhet", ndërsa 'ai e përshkroi Maduron si "të fortë, inteligjent dhe të guximshëm".