Amerika paraqet projektrezolutë anti-iraniane në Këshillin e Sigurimit të OKB
Amerika në kuadër të qëndrimeve armiqësore kundër Iranit, ka paraqitur një projektrezolutë për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Faqja informative "Bloomberg" në një raport të saj ka shkruar se sipas projektrezolutës të cilën Amerika e ka paraqitur më 22 qershor për ta diskutuar me anëtarët e tjerë të KS të OKB, embargoja e armëve kundër Iranit vazhdohet për një kohë të pacaktuar.
Duke marrë parasysh faktin se ndalimi i shitblerjeve të armatimeve me Iranin, në bazë të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe Grupit 5+1, përfundon në tetorin e këtij viti (2020), projektrezoluta e Amerikës kërkon nga vendet që të mos lejojnë sigurimin, shitjen ose transportin e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë të armëve në dhe nga Republika Islamike të Iranit në kohën kur KS i OKB të paktën 30 ditë më parë të ketë konfirmuar atë veprim në raste të veçanta.
Propozimi i ditës së hënë i Amerikës është paraqitur në kohën kur Rusia dhe Kina, dy anëtarët me të drejtë veto në KS të OKB, qysh më parë kanë deklaruar se do të kundërshtojnë vazhdimin e embargos së armatimeve ndaj Iranit për shkak të daljes së njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
Kjo është në kohën kur Amerika ka kërcënuar se në rast se nuk do të miratohet kjo rezolutë, do ta aktivizojë paragrafin e kthimit të automatik të sanksioneve (mekanizmin mashe) të marrëveshjes bërthamore i cili bëhet shkak për vendosjen përsëri të të gjitha sanksioneve të OKB kundër Teheranit.
Nga ana tjetër, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, vuri në dukje veprimet tensionuese të Uashingtonit me Teheranin dhe theksoi: "Amerika nuk ka kurrfarë të drejte për keqpërdorimin e OKB dhe ANEA për ta njollosur Iranin.