SHBA-Rusi: Gjendje lufte!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98049-shba_rusi_gjendje_lufte!
Shtetet e Bashkuara do të vendosin rreth 30 avionë F-16 në Poloni për të mbështetur trupat e saj në Evropë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 24, 2020 00:13 Europe/Tirane
  • SHBA-Rusi: Gjendje lufte!

Shtetet e Bashkuara do të vendosin rreth 30 avionë F-16 në Poloni për të mbështetur trupat e saj në Evropë.

Të vendosur për të forcuar praninë e tyre ushtarake në Evropë për të provokuar Rusinë, Shtetet e Bashkuara do të vendosin 2.000 ushtarë, 30 avionë luftarakë F-16 dhe pesë bombardues të dorës së dytë C-130 Hercules në Poloni. Sipas Sputnik, avionët F-16 mund të vinin nga baza ajrore Spangdahlem në Gjermani ku aktualisht janë instaluar 28 aeroplanë F-16. Polonia gjithashtu synon të blejë helikopterë luftarakë amerikanë - ndoshta Boeing AH-64 Apaches ose Bell AH-1Z Vipers. Të Mërkurën 24 Qershor, Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet homologun e tij polak në Uashington. Përveç kësaj, dronët amerikanë do të operojnë për herë të parë në Estoni, ku ata do të instalohen përkohësisht për të mbështetur misionet e spiunazhit kundër Rusisë, njoftoi më 15 qershor komanda e USAF me qendër në Evropë. Dronët MQ-9 Reaper janë zhvendosur nga Baza e Forcave Ajrore Miroslawiec në Poloninë veriperëndimore ndërsa një pistë është në ndërtim e sipër atje, tha USAFE në një deklaratë. Ky instalim, edhe pse i përkohshëm, mund ti japë një shtysë mbikëqyrjes së NATO-s rreth Balltikut të sipërm, ku ushtria ruse është aktive. USAFE nuk ka specifikuar sa aeroplanë dhe dronë janë ripozicionuar në bazën ajrore Amari në Estoni. Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi kohët e fundit Uashingtonin për përkeqësimin e marrëdhënieve midis Moskës dhe NATO-s në rast të vendosjes së trupave amerikane nga Gjermania në Poloni.