Rusia reagon ndaj pretendimeve anti-iraniane të ekspertëve amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98078-rusia_reagon_ndaj_pretendimeve_anti_iraniane_të_ekspertëve_amerikanë
Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, ka reaguar ndaj pretendimeve anti-iraniane të ekspertëve amerikanë lidhur me shkeljen e traktatit NPT nga ana e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2020 03:48 Europe/Tirane
  • Rusia reagon ndaj pretendimeve anti-iraniane të ekspertëve amerikanë

Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, ka reaguar ndaj pretendimeve anti-iraniane të ekspertëve amerikanë lidhur me shkeljen e traktatit NPT nga ana e Iranit.

Mikail Olianov, në një mesazh në Twitter duke iu drejtuar ekspertëve amerikanë të cilët janë shprehur se Irani ka shkelur plotësisht traktatin NPT deklaroi: Pse bota mes tyre ANEA dhe KG i ANEA, nuk janë në dijeni të këtij fakti të tmerrshëm. Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë ndër të tjera shtoi: Me padyshim urrejtja është një këshilltar i keq për ekspertët amerikanë që pretendojnë shkeljen e traktatit NPT nga ana e Iranit ndërkohë që propaganda nuk ka kufi. Olianov gjithashtu në një mesazh tjetër qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit kundrejt rezolutës anti-iraniane të KG të ANEA e ka quajtur shumë të përgjegjshme. KG i ANEA të premten e kaluar nën presionet e Anglisë, Francës dhe Gjermanisë dhe me gjithë kundërshtimin serioz të Rusisë dhe Kinës, miratoi një rezolutë politike kundër Iranit. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi paralajmëroi vendet evropiane dhe ANEA tha: Sjellja jonë me ANEA ka qenë miqësore dhe e ligjshme. Gjithmonë kemi bashkëpunuar me ANEA dhe inspektorët e kësaj agjencie kanë qenë gjithmonë të pranishëm.