Kongresi amerikan miraton projektligjin për reformimin e policisë në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98109-kongresi_amerikan_miraton_projektligjin_për_reformimin_e_policisë_në_amerikë
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2020 08:41 Europe/Tirane
  • Kongresi amerikan miraton projektligjin për reformimin e policisë në Amerikë

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella.

Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër.

Projektligji është emëruar sipas George Floydit, afrikano-amerikanit që ka vdekur muajin e kaluar gjatë arrestimit nga policia.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit në gjithë botën.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, ka paralajmëruar se do të vendosë veto mbi ligjin.

Ndërsa, republikanët në Senat janë duke hartuar ligjin e tyre për reformimin e policisë.

Floyd ka vdekur më 25 maj në qytetin Mineapolis.

Incidenti është filmuar nga kalimatarët dhe është shpërndarë në mediat sociale.

Në incizime shihet se si një polic i bardhë e shtyp me gju Floydin, për gati nëntë minuta. Pak më vonë, ai vdes.

Floyd është ndaluar nën dyshimet se ka krijuar një faturë të rreme në vlerë prej 20 dollarësh.