Trump konfirmon humbjen e mundshme në zgjedhjet e ardhshme presidenciale
Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë me kanalin televiziv Fox News, ka parashikuar humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë dhe i ka thënë këtij kanali televiziv se Joe Biden ndoshta do të jetë presidenti juaj i ardhshëm.
Kanali televiziv Fox Newa sot ka njoftuar se në një intervistë që është zhvilluar dje me Donald Trump, duket se ai ka humbur shpresat për fitoren tjetër në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës.
Sipas këtij burimi, Trump në intervistë me Fox News pavarësisht sulmeve dhe kritikave që ka bërë ndaj rivalit të tij elektoral nga Partia Demokrate, ka parashikuar se Biden mund të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të Amerikës. Trump në këtë intervistë me Fox News ka thënë: “Një person që nuk mund të flasë, do të bëhet president i juaj, sepse ndoshta një pjesë e qytetarëve nuk më duan mua. Unë të gjithë atë çfarë kam bërë, e kam bërë në bazë të detyrës”.
Në kohën kur kanë mbetur vetëm pesë muaj deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020 në Amerikë, hulumtimet dhe sondazhet paraprake të zhvilluara nga institutet dhe qendrat e ndryshme në Amerikë tregojnë se Joe Biden nga Partia Demokrate ka më shumë shanse për të fituar zgjedhjet e ardhshme.