Dhoma e Përfaqësuesve voton kthimin në shtet të Uashington DC
(last modified Sat, 27 Jun 2020 05:52:32 GMT )
Qershor 27, 2020 07:52 Europe/Tirane
  • Dhoma e Përfaqësuesve voton kthimin në shtet të Uashington DC

Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë ka pranuar shpalljen e Uashington Dc si një shtet i ri i Amerikës.

Me 232 vota pro të demokratëve kundrejt 180 votave kundër të republikanëve, Dhoma e Përfaqësuesve ka rënë dakord që Uashington DC të jetë shteti më i ri në Amerikë. Kjo është hera e parë që në Dhomën e Përfaqësuesve, për ngritjen e statusit të kryeqytetit amerikan jepen 51 vota më shumë. Në këtë plan vetëm një përfaqësues demokrat është shprehur kundër. Plani në fjalë pritet të refuzohet nga shumica e republikanëve në Senat. Kërkesa për ngritjen e statusit të Uashington DC është bërë njëkohësisht me shtimin e protestave në të gjithë Amerikën për shkak të vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Minesota.

 

Tags