Kërkohet zgjidhje diplomatike për krizën në Libi
(last modified Sun, 28 Jun 2020 05:51:45 GMT )
Qershor 28, 2020 07:51 Europe/Tirane
  • Kërkohet zgjidhje diplomatike për krizën në Libi

Kryeministri i Italisë dhe kryeministri i qeverisë së pajtimit kombëtar kanë theksuar zgjidhje e krizës së Libisë nëpërmjet rrugëve diplomatike.

Jusepe Konte kryeministër i Italisë dhe Fiaz Seraxh kryeministër i Libisë ditën e shtunë patën një takim në Romë. Në këtë takim kryeministri italian tha se rruga e zgjidhjes së krizës në Libi nuk është ushtarake por të gjithë duhet të përpiqen për zbatimin e rezolutave të KS të OKB dhe rezultatet e konferencës së Berlinit. Konte dhe Seraxh në këtë takim diskutuan për krijimin e një komiteti për kthimin e kompanive italiane në Libi dhe për vazhdimin e ndihmave të Italis ëpër këtë vend. Vlen të theksohet se Libia pas vrasjes së ish diktatorit Muamer Gadafi ndodhet në një situatë të rëndë konflikti mes grupeve të ndryshme për pushtet. Tetë vjet pas rënies së sundimit të Gadafit në Libi, kriza dhe lufta për pushtet në këtë vend vazhdojnë akoma. Në këto kushte, ndërhyrja e huaj ka shkaktuar përhapjen e terrorizmit, përkeqësimin e situatës ekonomike dhe krizën humanitare në Libi. Në vitin që lamë pas lufta dhe kriza në Libi, ka krijuar kushtet që vendet e huaja të ndërhyjnë në arenën politike të këtij vendi. Gjatë këtij viti gjithashtu lufta për pushtet në Libi vazhdoi. Qeveria Tobaruk në lindje që drejtohet nga gjeneral Haftar dhe Qeveria e Unitetit Kombëtar në Tripoli të kryesuar nga Fiaz Seraxhjanë në betejë për pushtetin kryesor në vend.

 

Tags